Jurgen Klopp ka uruar Manchester Cityn për titullin e fitues dhe ka përgëzuar futbollistët e tij për luftën që bën deri në ndeshjen e fundit.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për BBC Sport pas fitores 2-0 me Wolves që nuk ka mjaftuar për titullin kampion.
Ai përgëzoi Cityn e Pep Guardiolës për titullin, derisa tha se tani është koha për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e Champions League.
“Urime Manchester City. U munduam ta bënim sa më të vështirë të ishte e mundur për ta. Jam shumë krenar për djemtë e mi. Është e pabesueshme se çfarë kanë bërë këta djem gjatë këtij sezoni. Kemi punuar shumë, po ashtu edhe City. Qëllimi ynë gjatë kësaj jave ishte të kapnim 97 pikë”, tha Klopp.