Klubet e Premier Ligës angleze kanë shpenzuar më shumë se 155 milionë funte vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar, ndërsa gjithsej brenda këtij afati ato shpenzuan mbi një miliard funte.
Janë gjithsej 13 klube angleze të Premier Ligës që kanë thyer rekordet e tyre lidhur me transferimet gjatë kësaj vere, shkruan BBC.
E gjithë kjo u mundësua nga shitja e të drejtave televizive që bëri që klubet të përfitojnë 5.1 miliard funte./Insajderi.com