Klubet e elitës së futsallit kosovar kanë mbajtur mbledhjen e parë për të diskutuar rreth fillimit të edicionit të ri 2020/2021, pasi ky sezon ishte vendosur që të shtyhej për pak kohë, shkaku i pandemisë.
“Duke e parë situatën me COVID-19, e po ashtu duke e ditur që palestrat janë të mbyllura dhe se nuk ka asnjë informatë apo datë se kur do të hapën, klubet diskutuan për shumë gjëra që e preokupojnë futsallin.
Temat e diskutimit ishin :
- Formati i garave për edicionin 2020/2021
- Rregullimi i kalendarit për dy sezonët
- Përkrahja nga FFK
- Publikimi dhe promovimi i futsallit nga FFK
- Themelimi i gjeneratës- ligës U19 në futsall
Po ashtu klubet kërkuan nga Komisioni i Futsallit që të organizohet një takim me Kryetarin z.Agim Ademi dhe Sekretarin z. Eroll Salihu, ku klubet propozuan që të prezantohen nga përfaqësues, të FC Liburnit si klubi më i vjetër dhe më i trofeshëm në Superligen e Kosoves, përfaqësuesi i Mabetex Prishtines si kampion në fuqi dhe njëri nga dy ekipet që dolën ketë vit ne Superligë nga liga e parë e ku me propozim te FC Vjeshtes përfaqësues i tretë i klubeve u vendos përfaqësuesi i FC Liqenit.
Hedhja e shortit e planifikuar të bëhej sot nuk u realizua pasi që klubet kanë dashur të pritet dhe të dihen saktësisht përgjigjet për temat e ngritura”, thuhet në njoftimi e tyre, pas kësaj mbledhje, transmeton Insajderi.
Liga e futsallit në Kosovë, është një nga ligat më të forta në rajon, shkaku I rivalitetit dhe lojtarëve me nam që luajnë në të./Insajderi.com.