Klubet e Ipko Super Ligës, do të ndajnë fitimet nga të drejtat televizive

Klubet e Ipko Super Ligës, do të ndajnë fitimet nga të drejtat televizive

Klubet e Ipko Super Ligës, unanimisht kanë vendosur të ndajnë fitimet nga shitja e të drejtave televizive të transmetimit të kampionatit.

“Klubet në mënyrë unanime vendosen për ndarjen e mjeteve në mënyrë të barabartë siç ka qenë deri më tash. Krerët e FFK-së ofruan gatishmëri maksimale për të gjitha klubet dhe gjithashtu së bashku u darkorduan që të bëjnë më të mirën që niveli i futbollit në Kosovë të ngritët sa më lart në të gjitha aspektet,” është thënë në njoftimin e Federatës, transmeton Insajderi.

Për herë të parë, Super Liga do të jetë jashtë transmetuesit të deritashëm Digitalb/Supersport dhe të drejtën këtë vit e ka fituar ArtMotion, që ka ofertuar me 380 mijë euro

Këtë stinor Super Liga do të ketë 10 skuadra pjesëmarrëse, që ka arritur më në fund procesin e shkurtimit të ekipeve pas shumë vitesh, ndërsa ekipet që do të garojnë për titull, dalje në Evropë dhe mbijetesë janë: Drita, Gjilani, Ballkani, Prishtina, Feronikeli, Llapi, Trepça‘89, Drenica, Besa e Arbëria – kjo e fundit është debutuese në Super Ligë./Insajderi.com.