
Klubet e Serisë A janë kundër Juventus, Milan dhe Inter. “Tërmeti” i Super Ligës nuk ka përfunduar ende dhe sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, 11 klube të Serisë A italiane kanë firmosur një akt akuzë të vërtetë në konfrontimet e tre klubeve më të mëdha në Apenine për sa i përket projektit të Super Ligës, dhe kërkojnë sanksione jo vetëm për skuadrat, por edhe për drejtuesit e tyre, njofton Insajderi.
Klubet të cilat kanë firmosur këtë peticion janë: Roma, Torino, Bologna, Genoa, Sampdoria, Sassuolo, Spezia, Benevento, Crotone, Parma dhe Cagliari. Këto klube i kanë dorëzuar letrën presidentit të Ligës së Serisë A, Paolo Dal Pino duke kërkuar një asamble të jashtëzakonshme për të analizuar aktet e mëdha të kryera nga këto klube dhe për të marrë përgjigjen e duhur.
Vlen të theksohet se që Napoli, Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Verona kanë qenë jashtë kësaj çështjeje duke mos firmosur letrën e sanksioneve drejtuar Presidentit të Ligës së Serisë A. /Insajderi.com