Klubi i Arsenali uron Xhakën për lindjen e vajzës

Klubi i Arsenali uron Xhakën për lindjen e vajzës

Dje Granit Xhaka ka marrë një lajm mjaft të gëzueshëm. Futbollisti shqiptar, i cili aktivizohet tek Kombëtarja e Zvicrës, ka mësuar lajmin se do të bëhet baba për të dytën here, njofton Insajderi.

Faqja zyrtare e Arsenal në “Twitter” ka uruar lojtarin e tyre, ku gjithashtu kanë ardhur komente të shumta nga mbështëtësit e kësaj skuadre.

“Urime për familjen Xhaka!”, shkruhet në postimin e londinezëve. Granit Xhaka është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Arsenalin, ku ka mbajtur në krahun e tij edhe shiritin e kapitenit. Këtë vit, Xhaka është duke kaluar një moment mjaft të mirë, edhe pse skuadra e tij duket se ka humbur çdo objektiv në kampionat, mirëpo në Europa League ndodhet në gjysmëfinale ku do të përballet me spanjollët e Villarreal. /Insajderi.com