Pas transferimit të bujshëm të sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, te skuadra e Lazios, klubi ku mori hapat e parë në futboll Muriqi, i shkruan letër zyrtare klubit të Seria A, njofton Insajderi.
Pas transferimit nga Fenerbahçe për 18 milionë euro te italianët, dhe pas njoftimit që nga ky transferim do të përfitojnë një shumë të hollash edhe dy ish-skuadrat nga Shqipëria kur ka luajtur Muriqi, skuadra e tij e fëmijërisë I shkruan letër zyrtare ekipit nga kryeqyteti italian.
Në këtë letër drejtuesit e Lirisë kërkuan nga drejtuesit e Lazios 5% e shumës së transferimit, sipas rregullores së FIFA-së ajo përqindje i takon klubit të parë të lojtarit. Nga vitet 2006-2012, Muriqi ishte pjesë e Lirisë, në këtë kohë futbolli kosovar nuk ishte i pranuar në arenën ndërkombëtare, dhe klubeve kosovare nuk i njihej e drejta e 5%.
Prandaj tani Liria, pasi futbolli kosovar njihet ndërkombëtarisht, kërkon të drejtën e tyre. Në letrën zyrtare nga ekipi prizrenas, kanë bashkangjitur prova si kontratën profesionale me Lirinë, letër konfirmimin nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe pasaportën e lojtarit të lëshuar nga FFK-ja. Më poshtë e gjeni letrën zyrtare nga drejtuesit e Lirisë drejtuar Lazios. /Insajderi.com.