Klubi i Prodhuesve mirëpret miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Klubi i Prodhuesve mirëpret miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtyre përfaqësueseve të prodhuesve Pako për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të implementohet menjëherë.

“Klubi i Prodhuesve përshëndet votimin nga deputetët e Republikës së Kosovës, për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19. Miratimi i këtij projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese janë në vështirësi të mëdha financiare. Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, dhe përfshirjen e tërë sektorit privat në përgatitjen dhe implementimin e masave që do të dalin nga ky ligj. Sektor ky i cili është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme gjatë kohës së pandemisë” thuhet në komunikatë.

Me 64 vota është votuar në lexim të parë projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Gjashtë herë kishte dështuar që të kalohej për shkak se opozita e përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje e Partia Demokratike e Kosovës kishte rezervat mbi disa pika të këtij projektligji. /Insajderi.com