E&E WAZARI" në Istog, është themeluar në muajin shkurt 2019. Pas themelimit ka filluar edhe p" />

Klubi i ri i karatesë që i siguroj Kosovës 60 medalje në vitin 2019

Klubi i ri i karatesë që i siguroj Kosovës 60 medalje në vitin 2019

Klubi i Karatesë “E&E WAZARI” në Istog, është themeluar në muajin shkurt 2019. Pas themelimit ka filluar edhe pjesëmarrjen në gara të Karatesë ku gjithsejtë ka marrë pjesë në 12 Turne Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Karatesë të organizuar brenda dhe jashtë Kosove.

Nga pjesëmarrja në këto gara të Karatesë klubi jonë “E&E WAZARI” në Istog ka fituar gjithsejtë 60 medalje duke pasuruar qytetin e Istogut me gjithsejtë 60 medalje.

Ky është një rezultat i lartë për një klub të formuar rishtazi në një periudhë kohore 10 muajsh, e që tani pjesë e klubit janë gjithsejtë 55 nxënës.

Gjatë vitit 2019 Krye trajneri i klubit tonë është akredituar – certifikuar në Umag të Kroacisë si trajner ndërkombëtar i sportit të Karatesë .

Gjatë vitit 2019 Klubi i Karatesë “E&E WAZARI” në Istog, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë se Kosovës si dhe Kuvendin Komunal në Istog ka organizuar Turneun ndërkombëtar të Karatesë ” Adem Jashari” i cili u organizua në Istog ku morën pjese garues nga shtetet si Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe për herë të parë në histori mori pjese edhe shteti i Turqisë me garues shumë cilësor.

Viti 2020 për klubin tonë të Karatesë “E&E WAZARI” në Istog nisi po ashtu mbarë duke marrë pjesë në Kampionatin e Kosovës dhe duke fituar gjithsejtë 10 medalje prej tyre pesë medalje te vendit të dytë dhe pesë medalje të vendit të tretë.

Tashme qyteti i Istogut përmes Klubit të Karatesë “E&E WAZARI” Istog ka pesë NËNKAMPION SHTETERORË.

Shpresojmë në rrugëtimin tonë të suksesshëm s’bashkua me ju edhe në këtë vite 2020 dhe vitet e ardhshme.

Klubi i Karatesë “E&E WAZARI” Istog tashme adresa e sportit të Karatesë në Istog. Ecim se bashku drejt sukseseve.