Klubi nga Premier Liga, Manchester United, ka prezantuar fanellat e reja të treta për sezonin e ri, por ato nuk janë duke u pëlqyer aspak nga fansat.
Adidas dhe Manchester United, e vazhdojnë edhe këtë vit bashkëpunimin e tyre dhe së fundi, United kanë prezantuar modelin e ri të fanellave të bëra nga gjiganti Adidas, njofton Insajderi.
Fanellat duken ndryshe nga ngjyrat e kaluara të fanellave të United dhe me tu prezantuar, ato kanë marrë kritika të shumta nga fansate klubit, duke i quajtur ato pa shije dhe pa histori.
Zakonisht, të gjitha klubet nëpër botë, për fanellat e treta, vendosin që ta dalin nga konceptet dhe traditat e klubit, për të fituar sa më shumë në shitjet e tyre, por me këtë koncept të ri të prezantuar, klubi i United mund të përballet me një sabotim nga fansat./Insajderi.com.