Klubi futbollistik, Vushtrria, dikur ishte ndër skuadrat më të mira të Superligës së Kosovës, por gjatë këtij sezoni nuk arriti të siguronte as një vend në Ligën e Parë, transmeton Insajderi.
Për të filluar ndryshimet nga brenda klubit, sot është mbledhur kuvendi i klubit, ku me vota unanime u shkarkua Bajrush Kajtazi, shkruan gazetaolle.
Në krye të klubit është zgjedhur Agim Maloku, ndërsa kryesinë e përbëjnë: Adnan Lahu, Enver Halimi, Naser Imeri, Zeqir Zeneli.
“Ashtu siq ishte e paraparë, sot është mbledhur kuvendi i klubit, ku me vota unanime është shkarkuar Bajrush Kajtazi! Ndërsa gjatë rendit të ditës është votuar kryesia e re, ku në krye të klubit është zgjedhur Agim Maloku, dhe me antaret e saj nga Adnan Lahu, Enver Halimi, Naser Imeri, Zeqir Zeneli”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga klubi i Vushtrrisë.
Ish-kampioni i Kosovës në edicionin e ardhshëm do të garojë në ligën e dytë./insajderi.com