Pas Arlind Shabanit, tani edhe mesfushori Malsor Ajeti, i është bashkuar skuadrës shqiptare në stërvitje ditë më parë, derisa tashmë transferimi është zyrtarizuar nga klubi.
“Përforcimi i radhës për skuadrën tonë. FC Struga dhe Malsor Ajeti nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi”, thuhet në njoftimin e FC Strugës, transmeton Insajderi.
20 vjeçari, së fundmi ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Gjermani te Waldof Mahheim U-19 dhe Portos U-19.
Ajeti është zhvilluar si futbollist në Kosovë teksa ka qenë pjesë e akademisë së Prishtinës dhe ka luajtur për Hajvalinë./Insajderi.com.