Pas klubeve angleze, klubi spanjoll nga kryeqyteti, Atletico Madrid ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga Super Liga Europiane, njofton Insajderi.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi spanjoll u shpreh se vendimi është marrë pas një diskutimi të gjatë ku në qendër të tij ishin tifozët e klubit.
“Bordi i Drejtorëve i të Atletico Madrid, që u mblodh të mërkurën në mëngjes, ka vendosur të komunikojë zyrtarisht se nuk do t’i bashkohet Super Ligës së re. Klubi mori vendimin të hënën e kaluar për t’u bashkuar me këtë projekt në përgjigje të rrethanave që nuk ekzistojnë më sot”, thuhet fillimisht në deklaratë.
“Për klubin, harmonia midis skuadrës dhe tifozëve është thelbësore. Skuadra e parë dhe trajneri kanë shprehur kënaqësinë e tyre në lidhjen me vendimin e klubit, duke kuptuar se meritat sportive duhet të mbizotërojnë mbi çdo kriter tjetër”, thuhej në deklaratën e klubit të teknikut argjentinas Diego Pablo Simeone, ku aktualisht kryeson kampionatin spanjoll, La Ligën. /Insajderi.com