KO brutale në UFC, i shkakton lëndim “horror” kundërshtarit – pamje

KO brutale në UFC, i shkakton lëndim “horror” kundërshtarit – pamje

Ndeshja ndërmjet Alistair Overeem dhe Jairzinho Rozenstruik në mbrëmjen e madhe të UFC të zhvilluar në Uashington mbrëmë, nuk përfundoi si duhet.

Eventi i natës në UFC u mbyll me fitoren e Rozenstruik. Luftëtari shkatërroi kundërshtarin e tij duke i shkaktuar dhe lëndime të mëdha në fytyrë.

Overeem ra në tapet pas një goditjeje të fortë me të djathtën. Rozenstruik e gjuajti në fytyrë dhe e lëndoi keq në buzë.

Grushti i hoqi një pjesë të buzës nga vendi dhe gjyqtari e mbylli menjëherë ndeshjen.

Kujdes: Pamje të rënda më poshtë