Koala po digjej, gruaja hidhet drejt flakëve për ta shpëtuar

Koala po digjej, gruaja hidhet drejt flakëve për ta shpëtuar

Një australiane ka vrapuar drejt flakëve për të shpëtuar një koala që po digjej.

Një video e bërë hit në mediat sociale tregon gruan që rrezikon jetën e saj për të shpëtuar koalën e djegur.

Koala po qëndronte në një pemë në rrugët pyjet e përfshira nga flakët në Long Flat, New South Wales, para se të merrej nga gruaja, e identifikuar si Toni, shkruan Metro.

Koala dëgjohet duke qanë në video ndërsa mbështillet me këmishën e gruas. Më pas ajo vendoset në një batanije dhe i jepet ujë.

Toni tha për mediat se do kujdesej vetë për kafshën e dëmtuar nga zjarri dhe e dërgoi në spitalin Port Macquarie Koala Hospital.