
Bosi i ri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka kërkuar që blerja e parë e Barcelonës të jetë bashkëkombësi i tij, Memphis Depay, shkruan RAC1, njofton Insajderi.
Trajneri i ri i Barcelonës është familjar me Depay-n.
Ai ka punuar nga afër me yllin e Lyon-it, derisa ishte trajner i kombëtarës së Holandës.
Koeman i ka prezantuar klubit edhe disa kërkesa të tjera, por ka qenë Depay që është kërkuar me ngul si ardhje e parë në Nou Camp./Insajderi.com