Koeman: Na duhen edhe dy lojtarë

Koeman: Na duhen edhe dy lojtarë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për nevojat e klubit të tij që të përforcohet gjatë këtij afati kalimtarë, duke thënë se ai ka nevojë edhe për dy lojtarë të tjerë.

“Ne e dimë se në cilat pozita kemi ngecur – në mbrojtje dhe në sulm, janë pozitat ku kemi nevojë për të intervenuar”, tha fillimisht Koeman, transmeton Insajderi.

“Unë e di se ne kemi nevojë – por unë e di edhe gjendjen e klubit në anën financiare dhe problemet që i kemi”, shtoi ai.

Sergino Dest është duke e kompletuar kalimin te Barcelona, derisa Memphis Depay pritet të kalojë nga Lyoni, në rast se Dembele largohet./Insajderi.com.