Koeman: Nuk kam vendosur vetëm unë për largimin e Suarez

Koeman: Nuk kam vendosur vetëm unë për largimin e Suarez

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka komentuar mbi transferimin e Luis Suarez tek ekipi i Atletico Madrid, duke thënë se nuk ishte vetëm vendimi i tij për largimin e lojtarit.

“Duket sikur unë jam njeriu i keq në këtë film sepse pas telefonatës time drejtuar Luis Suarezit – unë kam treguar respekt ndaj tij si person dhe si lojtar”, tha fillimisht Koeman, transmeton Insajderi.

“Unë i thashë atij se nëse do të qëndronte do ta kishte të vështirë të luante, por se nëse do të qëndronte ai do të ishte pjesë e grupit”, shtoi ai.

“Para se të nënshkruaja, klubi tashmë kishte marrë disa vendime dhe unë i kam mbështetur ato vendime. Kjo nuk varej vetëm nga unë”, nënvizoi ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për reagimin e Messi-t, kur ky i fundit kishte shkruar se Suarez nuk e ka merituar këtë trajtim nga klubi.

“Është normale që Messi është i trishtuar kur një nga miqtë e tij largohet nga klubi”, tha Koeman për këtë fakt./Insajderi.com.