
Trajneri holandez, Ronald Koeman, do të mundohet që të rikthejë Barcelonën në formën që e kishte vite më parë.
Koeman ka vendosur formacionin për sezonin e ri, njofton Insajderi.
Sipas Mundo Deportivo, Koeman do ta rreshtojë skuadrën në formacionin 4-2-3-1.
Trajneri do të mundohet ta gjejë pozicionin ideal për Messin, si sulmues në krahun e djathtë.
Ndërsa Barcelona po kërkon edhe një sulmues tjetër për transferim në Camp Nou, si emër po përmendet ylli I Olympique Lyon, Memphis Depay. /Insajderi.com