
Bosi i Barcelonës, Ronald Koeman, është kritikuar nga ish-përfaqësuesi i Spanjës, Joaquin.
Ikona e Real Betis ka thënë se po që se ai do të ishte president i ndonjë klubi nuk do ta punësonte Koemanin as si mbajtës të fanellave, se lërmë diçka tjetër, shkruan Goal, njofton Insajderi.
Joaquin e Koeman prej kohësh kanë antipati për njëri tjetrin.
Mospëlqimi kishte filluar sa Koeman ishte emëruar trajner i Valencias dhe Joaquin ishte një nga lojtarët kryesor të këtij klubi.
Për shkak të asaj eksperience të hidhur, Joaquin jo rrallë ka folur ngjashëm për Koemanin.
I pyetur nga një gazetar, tani që Koeman është trajner i Barcelonës, Joaquin pohoi se jo që nuk do ta emëronte trajner “por as mbajtës fanellash”.