Artikull i sponsorizuar

Kolegji AAB sjell programe të reja unike në Konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18

Kolegji AAB sjell programe të reja unike në Konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/18

Institucioni më i madh jopublik në rajon, Kolegji AAB, me seli në Prishtinë dhe dy degët e veta në Ferizaj dhe Gjakovë, i dëshmuar tashmë ndër institucionet më prestigjioze në rajon për cilësinë në edukim, stafin më të mirë akademik, shërbime shembullore për studentët, infrastrukturë ultramoderne e akvititete të larmishme, në ofertën e vet akademike për vitin e ri akademik 2017/18 krahas programeve të konsoliduara tashmë, sjell edhe programe të reja studimore.

Nga ky vit akademik, krahas programit të Infermierisë që kishte filluar një vit më parë, për herë të parë do të hapen edhe programet reja të akredituara nga fusha e shërbimeve mjekësore Radiologjia dhe Stomatologjia. Këto programe, krahas investimeve të jashtëzakonshme në laboratë e pajisje për punë praktike, janë të veçanta sepse falë marrëveshjeve ndërkombëtare studentët e vet i përgatisin qysh tani për tregun ndërkombëtar.

Ndërkohë, konkursi i shpallur për studentët e rinj sipas vendimit të Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB do të pranojë studentë në të gjitha programet e Fakultetit Ekonomik; Juridik; Administratë Publike; Gjuhë Angleze; Komunikim Masiv; Shkencë Kompjuterike; Kulturë Fizike dhe Sport; Shkenca Sociale (Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve); Psikologji; Arkitekturë e Arte Vizuele; Infermieri si dhe në programet e reja Radiologji e Stomatologji.

Me mbi një dekadë e gjysmë të ekzistencës dhe funksionimit të tij, Kolegji AAB ka dëshmuar rezultate të dukshme në të gjitha programet studimore në veçanti kur është fjala me sistemimin dhe punësueshmërinë e studentëve të diplomuar nga ky institucion. Kështu të diplomuarit e AAB-së nga fusha e ekonomisë tashmë i gjen të punësuar në institucione të rëndësishme qoftë publike qoftë private, si në institucione qeveritare (ministri, shërbime komunale e agjenci të ndryshme), institucione financiare e mikrofinanciare (banka, shërbime kontabiliteti e menaxhimi, etj.). Jo rrallë të diplomuarit e fushës së ekonomisë në AAB kanë arritur të punësohen edhe në tregun e jashtëm evropian e më gjërë.

Sot të diplomuarit e Fakultetit Juridik e Administratës Publike të AAB-së kanë arritur të marrin pozita të rëndësishme në tregun e punës, duke qenë persona me ndikim qoftë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, qoftë në zyrat ligjore në institucione private dhe jo rrallë edhe në shërbime të jurispondencës si avokatë, notarë, etj..

Numër i konsiderueshëm i të diplomuarve nga Fakulteti i Gjuhës Angleze janë punësuar në sistemin arsimor të Kosovës duke punuar si mësimdhënës të gjuhës angleze në shkolla fillore e të mesme, ndërsa ka edhe plot të atillë që vazhdojnë edhe studimet e doktoraturës në universitete jashtë Kosovës duke u përgatitur edhe për nivelin universitar të mësimdhënies. Por, në sistemin arsimor – edukativ të fëmijëve, nuk duhet harruar studentët e diplomuar të programit Përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve, për të cilët sot me krenari e themi se janë shembull i edukatorëve të shkëlqyer në kopshte e institucione parashkollore brenda dhe jashtë vendit.

Padyshim një nga sukseset më të larta të AAB-së është Fakulteti i Komunikimit Masiv, i cili me dy profilet e tij Gazetari dhe Produksion në nivelin bachelor dhe master, sot ka arritur që në tregun medial të Kosovës të ketë të punësuar mbi 70% të të diplomuarve të vet, duke filluar nga pozitat më të larta menaxhuese të medias e deri te gazetarë e producentë shembullorë të medias. Profilet që ofrohen në këtë fakultet janë të veçanta si në asnjë institucion tjetër të kësaj natyre në rajon, sepse falë stafit akademik të cilët sot janë bartës të çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, studentët krahas gazetarisë mësojnë edhe produksionin medial (regjinë televizive, regjinë filmike, produksionin në film, kamerën, fotografinë, montazhin, ndriçimin) dhe gjithçka që lidhet me këtë profesion.

Shkenca Kompjuterike e cila konsiderohet si profesion i së ardhmes, AAB-së i sjell namin e një institucioni kredibil për arsimimin e studentëve në këtë fushë sepse me kushtet që ofrohen për studime në këtë fushë do ta kishin lakmi edhe institucione prestigjioze jashtë vendit. studentët tanë të diplomuar në këtë fushë, sot nuk janë vetëm zhvillues të thjeshtë softueri apo punëtorë në sektorin e rrjetave kompjuterike, por ata bartin edhe pozita udhëheqëse të kësaj fushe. Madje, jo të rralla janë rastet që të diplomuar të kësaj fushe në AAB sot janë bërë pjesë e rëndësishme e kompanive në zë në Evropë, ShBA e Kanada.

Një program tjetër unik që ofrohet në Kolegjin AAB është edhe Kultura Fizike dhe Sporti. Sot është e vështirë të gjesh ndonjë shkollë në Kosovë, por edhe në rajon që nuk ka ndonjë mësimdhënës të Kulturës Fizike e që studimet i ka mbaruar në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB. Ky fakultet, nuk i ka dhënë të mbarën vetëm studentëve që kanë studiuar dhe studiojnë aty, por edhe vetë shtetit të Kosovës. Kjo për faktin se pikërisht në këtë fakultet studion edhe krenaria e Kosovës, kampionja olimpike botërore, Majlinda Kelmendi.

Profesionistë të vërtetë janë bërë edhe ata që kanë diplomuar në Fakultetin e Psikologjisë në Kolegjin AAB. Kjo sepse AAB ka krijuar kushte të jashtëzakonshme për studentët e këtij fakulteti, duke i dhënë hapësirë të mjaftueshme pjesës praktike krahas asaj teorike në psikologji. Laboratorët për seanca psikologjike, pajisjet për testime të ndryshme, ligjëratat speciale me profesionistë të famshëm të psikologjisë, psikoterapeutikës e psikiatrisë, një student të Psikologjisë e kompletojnë me të gjitha njohuritë që në tregun e punës të dalë me kompetencë dhe profesionalizëm.

Projekte të shumta artistike, arkitekturale e urbane sot kanë filluar të implementohen gjithandej nëpër Kosovë falë punës së studentëve të diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës dhe në programet e Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB. Artistët e diplomuar në AAB, sot kanë krijuar portfolio shembullore personale me veprat e tyre artistike, ndërsa kanë radhitur sukseset edhe në ekspozita të rëndësishme individuale e kolektive, brenda e jashtë vendit.

Nga viti i ri akademik 2017/18, Kolegji AAB rrit hapësirën e vet vepruese në kampusin e Prishtinës edhe me mbi 15 mijë metra katrorë, duke i dhënë edhe njëherë vulën e një institucioni serioz i cili investon në të mirë të publikut. Hapësirat e krijuara me kampusin e ri në Prishtinë janë vlerësuar mrekulli arkitekturale në Kosovë, ndërsa i kanë shërbyer jo vetëm procesit mësimor por edhe aktiviteteve të ndryshme në nivel vendi që janë mbajtur gjatë vitit të kaluar.

Në konkursin për regjistrim në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2017/18 të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët që kanë mbaruar shkollimin e mesëm dhe maturën shtetërore.

Kolegji AAB në të tre kampuset  e veta në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë, por edhe në qendrat e regjistrimeve në të gjitha komunat e Kosovës, mirëpret të gjithë kandidatët e interesuar duke ofruar edhe  këshillim individual orientues, çdo ditë nga e hëna deri të shtunën nga ora 08:00-18:00.

Konkursin me të gjitha programet e specializimet studimore, mund të gjeni duke klikuar në linkun në vazhdim:

https://aab-edu.net/kolegji-aab-shpall-konkurs-per-regjistrimin-e-studenteve-te-rinj-per-vitin-akademik-2017-2018/