Artikull i sponsorizuar

Kolegji Riinvest bëhet qendër testimi për British Council në Kosovë (Video)

Kolegji Riinvest bëhet qendër testimi për British Council në Kosovë (Video)

Kolegji Riinvest dhe British Council nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zgjerimin e bashkëpunimit në mes tyre.

Tash e tutje, Kolegji Riinvest do të jetë “Testing Centre” (Qendër Testimi) e British Council në fushën e kualifikimeve të gjuhës angleze dhe testimeve tjera profesionale ndërkombëtarisht të njohura.

Qendra e Testimit në Riinvest, do t’u mundësojë të gjithë qytetarëve që përmes testeve IELTS dhe APTIS, të kenë qasje më të lehtë në kualifikimet britanike.

Kjo arritje e madhe për Kolegjin Riinvest u realizua dje përmes marrëveshjes që u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i Kolegjit Riinvest, Rasim Merlaku, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Z. Ruairi O’Connell.

Të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësi të mëdha në përmirësimin e niveleve profesionale përmes modelit britanik