Sot në Sarajevë ka filluar takimi i katërt i menaxhmentit të projektit STEPS, project me buxhet prej 1 milion eurosh i financuar nga programi Erasmus+ Capacity Building i Bashkimit Evropian dhe i përbër nga një konsorcium i universiteteve evropiane dhe rajonale duke përfshirë Universitetin Bujqësor të Pragës, Universitetin Bujqësor të Bukureshtit dhe Universitetin Bujqësor të Atinës nga vendet e BE-së, ndërsa partner regjional përvec Kolegjit Universum dhe Universitetit Haxhi Zeka, janë Universiteti Bujqësor i Tiranës (kordinator i projektit) dhe Universiteti Europian i Tiranës nga Shqipëria si dhe Universiteti i Sarajevës dhe Universiteti i Bihacit nga Bosna dhe Hercegovina.
Qëllimi i projektit STEPS është zhvillimi dhe implementimi i një programi modern Master i Shkencave në “Sisteme të qëndrueshme të prodhimit të ushqimit”, në linjë me deklaratën e Bolonjës. Programi është zhvilluar në bashkëpunim nga të gjithë universitetet partnere në konsorcium dhe paraqet programin më të rëndësishëm të kësaj fushe në Kosovë dhe rajon, i cili do ti ndihmoj industrisë së ushqimit në Kosovë të rris kapacitetet njerëzore dhe të fuqizoj prodhimin vendor.
Me 6 projekte Erasmus+ Capacity Building dhe mbi 78 marrëveshje Erasmus+ për shkëmbim, Kolegji Universum mbetet lider i pa diskutueshëm në Kosovë në fushën e ndërkombëtarizimit.
Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.