Kolegji Universum lider i mundësive reale ndërkombëtare për studentë dhe staf për shkëmbim semestral, këtë po e dëshmon fakti se deri tani këtij institucioni të arsimit të lartë në Kosovë i janë aprovuar 79 marrëveshje me universitetet më të mira në Evropë. Së fundmi, gamës së bashkëpunimeve i është shtuar edhe projekti tjetër për BURSA ndërkombëtare në Francë.
Studentët e Kolegjit Universum do kenë mundësinë të studiojnë për një semestër në “The Institut d’Etudes Politiques de Rennes” apo i njohur ndryshe si “Sciences Po Rennes” një nga 10 institutet e shkencave politike në Francë dhe konsiderohet si një nga shkollat më madhështore në botë.
Për më tepër, këtë vit është rritur edhe vlera e bursës për studentët e Kolegjit Universum. Secili studentë përfiton shkollim falas, 950 euro kompenzim mujor dhe 360 euro kompenzim për shpenzime të transportit. Vlera totale e bursës për secilin student është 6,060 euro/semester, e financuar direkt nga Komisioni Evropian.
Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë ndërkombëtarë për studentët! Deri sot 134 studentë të Kolegjit Universum dhe 92 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.
Për informata shtesë kontakto Zyrën e Projekteve Ndërkombëtare të Kolegjit Universum në [email protected],