Kolegji Universum përfitues i dy projekteve të reja nga Komisioni Evropian me vlerë milionëshe

Kolegji Universum përfitues i dy projekteve të reja nga Komisioni Evropian me vlerë milionëshe

Kolegji Universum është përfitues i dy projekteve të reja në kuadër të  “Erasmus+ Capacity Building” në bashkëpunim me disa universitete partnere nga Bashkimi Evropian si Middlesex UniversityHamburg University of TechnologyUniversity of CagliariEuropean Centre of Studies and InitiativesUniversity of TuzlaDzemal Bijedic University of MostarPolytechnic University of Milan dhe University of Aalborg

Projektet e fituara nga Kolegji Universum janë “Developing Research and Innovation Capacities in Albania and Kosovo” dhe “Internationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western Balkans”.

Kjo i kontribon shumë ngritjes së kapaciteteve të brendshme të Kolegjit Universum, përmirësimit të cilësisë, zhvillimit te kurrikulave, zhvillimit profesional të stafit përmes trajnimeve dhe vizitave në universitetet partnere, si dhe përmirësimin e teknologjisë përmes paisjeve të reja në laboratore dhe salla.

Aktualisht Kolegji Universum është duke i implementuar 4 projekte të tjera të financuara nga Komisioni Evropian “Erasmus+ Capacity Building” me vlerë milionëshe.

Kolegji Universum është institucion lider i ndërkombëtarizimit. Deri tani 108 studentë të Kolegjit Universum kanë përfituar shkëmbim semestral me bursë të plotë në 22 shtete të BE-së. Apliko këtu https://bit.ly/2HuMame

Për më shumë informata ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.