Kolo Toure ia ka gjetur dobësinë Virgil van Dijk-it

Kolo Toure ia ka gjetur dobësinë Virgil van Dijk-it

Virgil van Dijk e ka provuar se është “i jashtëzakonshëm”, në gati çdo aspekt të lojës prejse i është bashkuar Liverpool-it, por ish-ylli i të Kuqve, Kolo Toure, mendon se sulmuesit mund t’i shkaktojnë Van Dijk-it më shumë telashe nëse luajnë me të një – me – një, shkruan Goal njofton Insajderi.

“Nuk kam parë shumë lojtarë ta sfidojnë në duele një me një. Në mendimin tim, kjo është dobësia e tij. Është më të vërtetë i gjatë dhe nëse e sulmoni me top, mund t’i shkaktoni vështirësi – por, prapë, ai është aq i mençur”.

“Është shumë i mençur, sepse pozicionohet mirë. Por, nëse e sulmoni një me një, mbase arrini diçka”, thotë Toure.