Kololli me dy gola ia siguron fitoren skuadrës së tij në Zvicër [Video]

Kololli me dy gola ia siguron fitoren skuadrës së tij në Zvicër [Video]

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka shënuar dopietë në fitoren që skuadra e tij Laussane arriti në transfertë ndaj Luganos me rezultatin 1-2.

Të dy golat u shënuan nga 25-vjeçari në minutën e 24-t dhe 35-të duke përmbysur epërsinë e vendasve në minutën e 3-të.

Me fitoren e sotme skuadra e Lausannes u ngjit në vendin e 6-të në kuotën e 22 pikëve.

Te kjo skuadër aktivizohen edhe dy futbollistë e tjerë shqiptarë, Mersim Asllani dhe Andi Zeneli të cilët u aktivizuan në fundin e pjesës së dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=BNWSvdhUp8w