Mbrojtësi anësor i përfaqësueses së Kosovës në futboll, që po luan si sulmues qendre në këto ndeshjet e fundit, Benjamin Kololli, u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari pas përfundimit të lojës.
Ndeshja u mbyll baras pa gola, ndërsa në sekondat e fundit pati përplasje mes futbollistëve në fushë dhe tensionet vazhduan edhe pas fishkëllimës së fundit, njofton Insajderi.
E pas mbylljes së ndeshjes, për reagimet e Kolollit gjyqtari kryesor e ndëshkoi me karton të kuq.
Ai tani pritet t’i mungojë Kosovës në ndeshjen e ardhshme, atë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor./Insajderi.com.