Mesfushori i ekipit zviceran të Zurich dhe përfaq ësueses së Kosovës, Benjamin Kololli është përzgjedhur ndër “11 lojtarët më të mirë të Superligës zvicerane” për vitin 2020, njofton Insajderi.
Anketa është kryer nga Shoqata e Futbollistëve të Zvicrës, ku në mesin e 11 futbollistëve më të dalluar të vitit të kaluar është dhe 28 vjeçari Kololli.
Sezonin e kaluar, Benjamin Kololli luajti 29 ndeshje me Zurich duke realizuar gjashtë gola, ndërsa për këtë sezon ai është aktivizuar në 10 takime duke realizuar katër të tillë.
Me përfaqësuesen e Kosovës, Kololli ka shënuar katër gola në 17 paraqitje deri tani. /Insajderi.com
View this post on Instagram