Benjamin Kololli po zhvillon një sezon fantastik në Superligën zvicerane me fanellën e Zurich. Në sfidën e këtyre të fundit me Sionin në transfertë ndeshja përfundoi në barazim 2-2, ndërsa golin e dytë për miqtë e shënoi anësori Kosovar, njofton Insajderi.
Kololli kishte shënuar golin e fitores deri në ato momente, por pa patur fat, pasi skuadra e Sionit gjeti barazimin në minutën e 79’.
Ky është goli i tretë në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë sezon në Superligën zvicerane, pas atij goli ndaj Young Boys dhe Luzern ndeshjen e kaluar. /Insajderi.com
🇽🇰🇨🇭⚽️| BENJAMIN KOLOLLI GOAL !
Benji plays a great pass to Schönbächler and receives at his feet again to get the finish in style 👊🔥. pic.twitter.com/MnBc5eZxjp
— Kosovan Football EN 🇽🇰 (@FootballKosovo) November 22, 2020