Komandanti amerikan i policisë bën thirrje për hetime kundër tij

Komandanti amerikan i policisë bën thirrje për hetime kundër tij

Eddie Johnson, komandant i policisë së Çikagos, ka kërkuar nga policia që ta hetojë atë pasi u zu duke fjetur në veturën zyrtare. Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, e akuzoi komandantin se atë e zuri gjumi pasi ishte i dehur.

Zyrtari 59 vjeç bëri thirrje për zhvillimin e hetimeve të brendshme pasi një kalimtar i rastit e pa atë duke fjetur afër një shenje të komunikacionit për ndalim të detyrueshëm të enjten dhe e thirrim numrin 911. Komandanti tha se e ndjeu marramendje përderisa ishte duke vozitur dhe e ndaloi veturën anash rrugës.

Anthony Guglielmi, zëdhënës i policisë, tha se komandanti i ka ndërruar ilaçet këtë javë dhe së fundi ka pasur probleme me shëndetin pasi ndihej shumë i lodhur.

Sidoqoftë, kryetarja e Çikagos tha të premten për gazetën “Chicago Sun-Times” se komandanti i ka thënë asaj që ka pirë alkool.

Ajo shtoi se nuk ka arsye për të dyshuar në rrëfimin e komandantit dhe se është e vetëdijshme për problemet shëndetësore të tij.

Zëdhënësi i policisë tha se Johnson ka kërkuar hetime kundër vetes, sepse beson që zyrtarët e lartë policorë duhet të kenë standarde të larta të sjelljes, shkruan “Fox Neës”, transmeton Gazeta Express.

 

InDoks Promo | Lufta e pistë

Zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti në përgjithësi u konsideruan si të mira. Dikush i përshkroi edhe si zgjedhje të nivelit të demokracive perëndimore. Por, çka ndodhi në prapaskenë? Çka ndodhi pasi që u mbyllën kutitë? Sa pati vjedhje, manipulim e avullim votash brenda partive dhe kandidatëve të ndryshëm? Sa vota pastaj u morën nga një parti e shkuan tek një tjetër? Sa masiv është ky operacion i vjedhjeve edhe brenda llojit në politikën kosovare dhe si e ka stimuluar këtë fenomen sistemi gjyqësor në vend?Janë vetëm disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në këtë dokumentar të InDoks. Është një dokumentar për luftën e pistë të kandidatëve për deputetë që për ironi ata vijnë në Kuvend për të bërë shtet ligjor, por del që një pjesë e tyre e marrin këtë pozitë përmes krimit.“Lufta e pistë”, me autor Visar Duriqi, këtë të diele në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Gepostet von InDoks am Samstag, 19. Oktober 2019