Komandanti i forcave ajrore thotë se do t’i refuzojë urdhrat e Trumpit

Komandanti i forcave ajrore thotë se do t’i refuzojë urdhrat e Trumpit

Komandanti amerikan i forcave bërthamore thotë se ai do t’i bëjë ballë çfarëdo urdhri “joligjor” nga presidenti, për lancimin e ndonjë sulmi bërthamor.

Gjenerali i forcave ajrore, John Hyten, komandant i komandës strategjike të SHBA-së, ka thënë në një forum në Kanada, se ai tashmë e ka diskutuar këtë me presidentin Donald Trump.

Ai thotë se do t’i thotë presidentit Trump apo secilit president se hedhja e armëve bërthamore do të refuzohet nëse një urdhër i tillë është joligjor.

“Nëse urdhri është joligjor, unë do t’i them presidentit se kjo është joligjore”, duke shtuar se ai në vend të armëve kimike do të kërkonte rrugë alternative.

Komanda strategjike e SHBA-së kontrollon forcat bërthamore gjatë luftërave. Po ashtu mbanë përgjegjësi për kapacitetet kibernetike dhe mbrojtjen raketore të ShBA-së.