“Turizmi mund të na shpëtojë”

Kombet e Bashkuara: Turizmi mund të na nxjerrë nga kriza ekonomike e COVID-19

Kombet e Bashkuara: Turizmi mund të na nxjerrë nga kriza ekonomike e COVID-19

Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se turizmi mund të përdoret si platformë për t’i tejkaluar efektet e shkaktuara nga pandemia Covid-19, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

“Turizmi mund të promovojë solidaritet dhe besim – përbërës krucialë në avancimin e bashkëpunimit global që tani për tani është urgjentisht i nevojshëm”, ka thënë Antonio Guterres.

Travellers wearing face masks in an airport

Një studim i mëhershëm i departamentit të turizmit në organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka ardhur në përfundim se 120 milionë punë që i garanton turizmi, tashmë janë të rrezikuara nga pandemia.

“Udhëtimet janë ndaluar, frika po rritet, dhe e ardhmja është e pasigurt”, ka thënë Guterres.

Shumë vende të botës tani për tani kanë restriksione sa u përket udhëtimeve ndërkombëtare, si masë preventive për përhapjen e COVID-19. Sektori i turizmit, është ndër më të prekurit nga prandemia, pasi që 75% e destinacioneve turistike në botë, i kanë mbyllur kufijtë për turistët ndërkombëtarë. /Insajderi.com