Kombëtarja e Kosovës i kryen testet për Covid 19, në Kukës

Kombëtarja e Kosovës i kryen testet për Covid 19, në Kukës

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se sot i kanë kryer edhe testet për coronavirus – teste këto që janë bërë në Kukës, që është laboratori më i afërt i licencuar nga UEFA.

“Është një situatë e jashtëzakonshme që asnjëherë nuk janë përballur me të për shkak të kësaj pandemie, por besoj se do t’ia dalim”, ka thënë fillimisht Sahiti për “Zëri.info”, transmeton Insajderi.

“Ne sot i kemi kryer testet në Kukës rezultatet e të cilave i presim të dalin sonte më vonë ose eventualisht nesër në mëngjes para nisjes për në Italia.”, shtoi ai.

“Ekipi duket mirë, atmosfera e mirë dhe them se me Moldavinë jemi më të kompletuar ndërsa me Greqinë do të shohim si do të rrjedhin gjërat”, ka thënë Sahiti.

Për ndeshjen e parë që Kosova e luan ndaj Moldavisë, ekipi duket I kompletuar, pasi ndeshja zhvillohet në Itali dhe atje janë lejuar shumica e lojtarëve të marrin pjesë, ndërsa për ndeshjen ndaj Greqisë, që zhvillohet në Kosovë, shumë lojtar nuk do të lejohen nga klubet e tyre që të marrin pjesë/Insajderi.com.