Kombëtarja e Kosovës nesër grumbullohet për ndeshjet para-kualifikuese të Botërorit

Kombëtarja e Kosovës nesër grumbullohet për ndeshjet para-kualifikuese të Botërorit

Të hënën (nesër) Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të grumbullohet për dy ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin 2023.

Dardanët më 20 shkurt në Prishtinë do të përballen me Islandën, derisa më 23 shkurt janë mysafirët të Luksemburgut në Grupin B, ku bën pjesë edhe Sllovakia.

Grumbullimi i parë është të hënën nga ora 10:00 në Marigona Rezidencë, ku do të mbahet edhe stërvitja e orës 18:00, njofton FBK, transmeton Insporti

Përgatitjet do të vazhdojnë më pas në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Të martën stërvitja do të jetë nga ora 10:30 dhe 18:00, të mërkurën nga ora 12:00 dhe të enjten nga ora 11:00.

Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri Christos Marmarinos, ku janë ftuar 17 lojtarë, e më pas lista do të shkurtohet në 12.

Ndeshja Kosova – Islanda zhvillohet të enjten më 20 shkurt, nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.