Kombëtarja greke arrin në Prishtinë

Kombëtarja greke arrin në Prishtinë

Kombëtarja ballkanase para pak qastesh ka arritur në Prishtinë, njofton Insajderi.

Nesër në mbrëmje, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfaqësuesja e Kosovës pret helenët në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo është ndeshja e dytë në Ligën C për të dyja ekipet. Në gjiron e pare, të dy ekipet morën barazime si mysafir, Kosova ndaj Moldavisë, ndërsa Greqia kundër Sllovenisë në Lubjanë.

Do të jetë një ndeshje e rëndësisë së veçantë, duke marre parasysh kushtet politike, ngase Greqia nuk njehë Kosovën si shtet.

Incidentet e mundshme me tifoz janë evituar për shkak se ndeshja zhvillohet pa tifoz, shkaku i kushteve pandemike./Insajderi.com