Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar modelet e reja të uniformës së kombëtares që do të përdoren që nga ndeshje e 24-marsit me Italinë.
Në ceremoninë e rastit ku ishte i pranishëm presidentit i Federatës së Futbollit Armando Duka u treguan detajet e modelit të ri, pasues i “Triumf”, ku gjithçka është bazuar rreth shqiponjës, simbolit të identitetit shqiptar.
Në fanellat e reja është ruajtur logoja e Federatës, për ta personifikuar fanellën, në mënyrë që të mos shumëfishohet në mënyrë abuzive./Insajderi.com