Kombëtarja shqiptare mbetet pa yllin e skuadrës para ndeshjes me Uellsin

Kombëtarja shqiptare mbetet pa yllin e skuadrës para ndeshjes me Uellsin

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur të martën në Uells, ku pas katër ditësh do të zhvillojë ndeshjen ndaj vendasve, transmeton Insajderi.

Kuq e zinjët janë akomoduar në një hotel në Kardif, ndërsa të mërkurën do të zhvillojnë seancë stërvitore rreth orës 17:30.

FSHF ka njoftuar se trajnerit Edoardo Reja do t’i mungojë njëri ndër lojtarët kryesor të ekipit.

Mesfushori Odise Roshi do të mungojë për shkak të tërheqjes muskulare që e pësoi gjatë seancës stërvitore të së hënës.

Stafi mjeksor i kombëtares shqiptare ka vendosur se lojtari duhet të qëndrojë në pushim dhe të mos jetë i gatshëm për dy ndeshjet e kombëtares, mes Uellsit dhe Republikës Çeke.

Shqipëria do të zhvillojë më 5 qershor përballjen miqësore kundër Uellsit, ndërsa pas tre ditësh do të udhëtoj drejt Pragës për ndeshjen kundër Çekisë./insajderi.com