Kombi i ylbertë- 5 futbollistë që e gjetën “shtëpinë e tyre” në Gjermani

Kombi i ylbertë- 5 futbollistë që e gjetën “shtëpinë e tyre” në Gjermani

Kombëtarja gjermane e futbollit ka pasur një sërë lojtarësh me prejardhje të llojllojshme, që e bën atë një ylber kombesh brenda një skuadre.

Duke filluar prej brazilianëve deri tek turqit, të cilët në një mënyrë e ndihmuan Gjermaninë të arrijnë majën ë futbollit botëror, përfshirë fitimin e Kupës se Botës në 2014-ën.

11 prej lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Kupës së Botës në Afrikë nuk ishin me origjinë gjermane.

Në këtë mënyrë sajti i njohur anglez “Squawka” ka përgatitur një listë prej 10 futbollistëve që nuk kishin origjinë gjermane, por e gjetën përfaqësuesen e “pancirëve” si shtëpinë e tyre për vite të tëra.

Kevin Kuranyi

kuranyi

Futbollisti me origjinë braziliane, I lindur në Rio De Janiero, është paraqitur 52 herë për skuadrën përfaqësuese gjermane. Madje përfundoi I dyte në Kampionatin Evropian të vitit 2008.

Lukas Podolski

poldi

I lindur në Gliwice, polaku e gjeti vetën në Gjermani duke arritur të shënojë 46 gola në 126 ndeshje me “Die Manschaft” dhe në fund u kurorëzua me titullin Kampion Bote.

Mesut Ozil

ozil

Futbollisti I Arsenalit mbetet një nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë. I lindur në Gielscherkirchen nga një familje turke, Ozil u bë pjesë e Kombëtares gjermane të moshave qysh në moshën 15 vjeçare. Ishte futbollist kyç në fitoren e Kupës së Botës në Brazil para 2 vitesh.

Marko Marin

marin

Marin I lindur në Bosnje dhe Hercegovinë nga prindër serb, emigroi në Gjermani kur ishte 2 vjeç, në vitin 2010 Marin kishte thënë se nuk ka pasur ftesë nga Bosnja asnjëherë kështu që e zgjodhi Kombëtaren gjermane me të cilën zhvilloi 16 ndeshje.

Jerome Boateng

boateng

Boateng kishte lindur në Berlin nga babai ganez, ndërsa nënë gjermane. Vëllai i tij ,Kevin-Prince, zgjodhi të luajë për Ghanën ndërsa Jerome qysh moti kishte vendosur që do të luajë për Gjermaninë. Fitues i Kupës së Botës më Gjermaninë në Brazil.