Komisioni Disiplinor merr vendim për Ismet Munishin, ky është dënimi ndaj tij

Komisioni Disiplinor merr vendim për Ismet Munishin, ky është dënimi ndaj tij

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e saj të sotme ka sjellë disa vendime ku ka ndarë masa ndaj personave të padisiplinuar në ndeshjet e zhvilluara fundjavën e kaluar.

Kështu trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi pasi është përjashtuar me karton të kuq në sfidën Drita – Ballkani është dënuar me dy ndeshje.

“Për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare; reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen Drita – Ballkani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/4; dënohet me 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e detyrës zyrtare të trajnerit në klub – në udhëheqjen e ekipit”, ka shkruar disiplinori i FFK-së.

Në anën tjetër futbollisti i Ballkanit Edmond Turku për përjashtim me karton të kuq dënohet me dy ndeshje moslojë.

Ndryshe, Munishi pas ndeshjes e kishte kritikuar edhe referimin në këtë takim.