Komisioni Evropian e paditë Hungarinë për shkak të ligjit “Stop Sorosit”

Komisioni Evropian sot ka vendosur ta padisë Hungarinë në Gjykatën Evropian për shkak të ligjit “Stop Sorosit” sipas të cilit përkrahja për azilkërkuesit konsiderohet vepër penale.

Komisioni Evropian e paditë Hungarinë për shkak të ligjit “Stop Sorosit”

Komisioni Evropian ka pretenduar në kumtesë se pas dy paralajmërimeve shumica e vërejtjeve të shprehura nuk janë marrë në konsideratë.

Komisioni konsideron se ligji hungarez është në kundërshtim me legjislacionin evropian në raport me direktivat e procedurave për azil dhe kushteve të pranimit të azilkërkuesve, por gjithashtu është në kundërshtim edhe me Kartën për të Drejtat e Njeriut.

Me atë që ofrimi i ndihmës azilkërkuesve është bërë vepër penale, Hungaria i kufizon të drejtat e azilkërkuesve për të komunikuar me organizatat gjegjëse kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të marrin ndihmë prej tyre.

Nga ana tjetër, sipas Brukselit, bëhet fjalë për kufizimin jolegal të drejtave për azil, dhe futjen e arsyeve të reja për refuzim të kërkesave për azil.

Sipas ligjit kontestues caktohet dënimi me burg deri në një vit për ate cili e ndihmon personin i cili ka hyrë në mënyrë ilegale në Hungari.

Ligji u quajt sipas miliarderit amerikan me prejardhje hungareze George Soros, për të cilin kryeministri hungarez Viktor Orban konsideron se po punon në dëm të interesave hungareze dhe po e përkrahë imigrimin.

Orban gjithashtu e akuzon Sorosin se ai nëpërmes të organizatave joqeveritare po organizon imigrim masiv në BE./Insajderi.com.