Komisioni Evropian i ka kërkuar stafit të tij të përdorë aplikacionin e enkriptuar të komunikimit Signal, një lëvizje e cila pritet të rrisë sigurinë e komunikimeve.
Por Signal nuk do të përdoret i vetëm për komunikim. E-mail-e të enkriptuara do të dërgohen me informacion sensitive dhe dokumente të klasifikuara. Signal do të përdoret kryesisht për komunikime të jashtme mes stafit dhe njerëzit jashtë organizatës.
Vitin e kaluar Nju Jork Times raportoi se rrjeti i komunikimit të Komisionit Evropian ishte hakuar prej tre vitesh.
Në terësi Signal konsiderohet se aplikacioni më i sigurtë i komunikimit. Është open-source dhe i enkriptuar dhe ndryshe nga WhatsApp nuk ruan mesazhet në cloud. Eduard Snouden ka thënë se e përdor aplikacionin në komunikim të përditshëm. /PCWorld Albanian