
Komisioni i shkallës së dytë për ankesa i ka zbritur dënimin prej tetë ndeshjeve moslojë për Leorant Marmullakun, njofton Insajderi.
18 vjeçari u dënua për tetë ndeshje moslojë për shkak të ndërhyrjes në Lorik Maxhunin në ndeshjen e baraxhit mes Dukagjinit dhe Flamurtarit.
Pas ndërhyrjes Lorik Maxhuni u detyrua të niset me urgjencë ku edhe iu desh të operohej.
Së fundmi komisioni për ankesa ka ulur dënimin e tij.
Njoftimi i plotë:
“Komisioni i shkallës së dytë për Ankesa bazuar në nenin 43 Pika B të Rregullores Disiplinore i zbritet dënimi prej tetë ndeshjeve mos lojë në gjashtë ndeshje mos lojë zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK. Pas verifikimit të provave Komisioni konstatoj se ndërhyrja e Mermellakut në lojtarin kundërshtar Maxhuni nuk kishte qëllim për ta lënduar por erdhi si rezultat i startit të pakontrolluar”
Ndeshja mes Dukagjinit dhe Flamurtarit ishe me rezultat 2-1, ndërsa lëndimi i Maxhunit kishe ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes./insajderi.com