Kompania e basteve e fshin nga sistemi ndeshjen Llapi – Feronikeli

Kompania e basteve e fshin nga sistemi ndeshjen Llapi – Feronikeli

Ndeshja më e diskutuar e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës dhe ndoshta e gjithë kampionatit, është ajo ndërmjet Llapit e Feronikelit. Pritjet janë që Llapi të mos japë më të mirën nga kjo ndeshje, për t’i pamundësuar titullin Prishtinës.

E një detaj që është vërejtur në faqen e kompanisë më të madhe të basteve në botë, ka bërë që të ngriten edhe më tej dyshimet.

Kompania e njohur e basteve, bet365 e ka fshirë nga sistemi ndeshjen Llapi – Feronikeli, e vlefshme për xhiron e 32-të të IPKO Superligës.

Në buletinin e bet365 figurojnë tri ndeshjet e tjera të Superligës, Drenica – Ballkani, Drita – Flamurtari e Prishtina – Trepça, por jo edhe kryendeshja e kësaj xhiroje.

Lexoni më shumë