Kompania heq nga shitja kukullat e famshme – Të papërshtatshme për fëmijë

Kompania heq nga shitja kukullat e famshme – Të papërshtatshme për fëmijë

Prodhuesi i lodrave Hasbro thotë se po heq një kukull Trolls nga raftet e dyqaneve pasi njerëzit u ankuan se një buton është vendosur pahijshëm në kukull. Vendimi vjen pasi u krijua një peticion në internet duke kërkuar që dyqanet të hiqnin kukullën “Trolls World Tour Giggle dhe Sing Poppy”, shkruan CBS News, transmeton Insajderi.

Peticioni ka grumbulluar afro 300,000 nënshkrime. “Kur ju e shtypni këtë buton në pjesët privatë të e kukullës ajo gulçon dhe qesh. Kjo nuk është në rregull për lodrën e një fëmije! Kjo lodër duhet të hiqet nga dyqanet tona,” thuhet në peticion, i cili i drejtohet Target, Walmart, Amazon dhe Dollar General.

Hasbro put out a troll doll that 'gasps and giggles' when a button on its  'private area' is pushed - Internewscast

Një video e një nëne që demonstron butonin e kukullës, e cila kur shtypet aktivizon zërin e kukullës, është bërë virale në disa platforma të mediave sociale.

Në një prononcim për CBS News, Julie Duffy, nënkryetare e lartë e komunikimeve globale në Hasbro, tha: “Kjo veçori ishte krijuar për të reaguar kur kukulla ulet, por ne e kuptojmë që vendosja e sensorit mund të perceptohet si e papërshtatshme”. /Insajderi.com