Kompania “Nestle” akuzohet për shkak të peshqve të vdekur si pasojë e ndotjes

Kompania “Nestle” akuzohet për shkak të peshqve të vdekur si pasojë e ndotjes

Federata Franceze e Peshkimit ka paraqitur një ankesë kundër kompanisë globale të ushqimit Nestle, pasi mijëra peshqi janë gjetur të vdekur në një lum në veri-lindje të Francës.

Këto vdekje kanë ndodhur për shkak të uljes së nivelit të oksigjenit në ujëra, tha prefektura lokale të martën. Janë duke u bërë teste për të përcaktuar origjinën e ndotjes, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Ne kemi paraqitur një ankesë ndaj Nestle France, për ndotje dhe thyerje të artikullit 432.2 të kodit të ambientit,” tha Michael Adam presidenti I Ardennes Fishing Federation.

Dëmi i shkaktuar kushton “disa mijëra euro” ka shtuar ai.

“Çdo gjallesë në zonën prej 7 kilometrash gjatësi e 30 kilometra gjerësi, ka përfunduar e vdekur.”

Deri tani janë nxjerrë 3 ton me peshqi të vdekur. Rreth 14 specie janë afektuar, përfshirë këtu specie të mbrojtura.

“Për 40 vite kam qenë pjesë e federatës, mirëpo kurrë nuk kam parë ndotje në këtë masë,” përfundoi Adam.

Fabrika e Nestle në Challerange, e cila prodhon qumësht pluhur, konfirmoi në një deklaratë se “Sapo mësuam për raportimin, ne e ndalëm prodhimin dhe rrjedhjen e kimikateve,” nga drejtori i fabrikës Tony do Rio.

“Kjo rrjedhje ka ndodhur vetëm njëherë dhe ka zgjatur rreth 3 orë, gjatë mbrëmjes të së dielës,” shtoi ai duke thënë që puna në fabrikë, është ndalur për disa ditë.

Prej zbulimit të peshqive të vdekur, peshkatarë dhe zjarrëfikës në mënyrë vullnetare kanë dalë për të pastruar lumin. Një pendë është vendosur për të ndalur përhapjen e ndotjes, ka thënë prefektura./Insajderi.com