UBT është qendër e inovacionit për mjekësi në Kosovë dhe rajon, e pajisur me laboratorë e pajisje të sofistikuar, ku çdo vit nxjerr kuadro të përgatitura profesionalisht në fushën e shëndetësisë.
Studentët e Fakultetit të Infermierisë në UBT, tashmë janë dëshmuar edhe në tregun e punës, si rezultat shumë kompani gjermane po shprehin interesim për t’i punësuar ata në spitale të shtetit gjerman.
Madje, kompania “TG Personalconsulting” mbajti sesion informues me këta studentë, për t’i informuar gjerësisht rreth mundësisë së vazhdimit të studimeve dhe punësimin e tyre.
Gjatë sesionit informues, përfaqësuesi i kësaj kompanie, Thomas Graf, është shprehur i mahnitur me njohuritë dhe shkathtësitë e studentëve.
Ai u tha studentëve që kjo kompani bashkëpunon me institucione të shumta partnere, ku u mundësojnë studentëve kontrata të vlefshme juridikisht, për studime dhe punësim në fushën e infermierisë në Gjermani.
Graf theksoi se studentët e interesuar për të aplikuar për vazhdim të studimeve dhe punësim në klinika dhe spitale gjermane duhet të lajmërohen në Fakultetin e Infermierisë në UBT, ose të shkruaj në email: [email protected].