
Ndeshja Dukagjini-2 Korriku mbylli fazën e 1/8-ave të Kupës së Kosovës. Dukagjini arriti të kualifikohej në çerekfinale duke fituar me rezultatin 3-1, njofton Insajderi.
Tashmë janë plotësuar të gjitha ekipet që do të luftojnë për Kupën e Kosovës.
Prishtina, Llapi, Feronikeli, Trepça ’89, Drenica, Istogu, A&N dhe Dukagjini janë tetë ekipe që janë kualifikuar në raundin e çerekfinaleve të kompeticionit.
Në këtë kompeticion, janë dhe dy trajnerët nga Shqipëria, Klodian Duro i Feronikelit dhe Bledar Devolli i Drenicës. /Insajderi.com