Surpriza e Tetorit, në zhargonin politik, i referohet lajmeve e të reja që dalin pikërisht mu përpara zgjedhjeve në Amerikë, dhe që shpesh herë shërbejnë për të ndryshuar rezultatin e parashikuar të zgjedhjeve.
Termi u bë popullor pasi Sekretari i shtetit në kohën e Presidentit Nixon, Henry Kissinger tha batutën e tij të famshme: “Peace is at hand (E kemi Paqen në dorë)”, me qëllim që të siguronte që shefi i tij të rizgjidhej në vitin 1972, ndërkohë që lufta në Vietnam vazhdonte.
Ndoshta surpriza më e famshme e tetorit erdhi gjatë garës Regan – Carter në vitin 1980. Supozohet që, me qëllim për të mundur Carter-in në fuqi, Regani bëri një marrëveshje me iranianët për të vonuar lirimin e 52 pengjeve amerikanë që ndodheshin ende në Teheran; në shkëmbim, Regani do të shkrinte asetet financiare të tyre dhe do t’i furnizonte me armë.
Ajo çfarë e bëri më të besueshme këtë histori ishte koha e përpiktë e lirimit të pengjeve. Vetëm pesë minuta pasi Regani të përfundonte fjalimin e tij të inaugurimit, një avion që mbante pengjet u nis nga Irani. Megjithëse Reagani zyrtarisht i mohoi akuzat, spekulimet dhe teoritë e komplotit në lidhje me ngjarjen nuk janë ndaluar që atëherë.