Kompozitori i filmit James Bond, David Arnold thotë  se industria e muzikës është ‘buzë humnerës’

Kompozitori i filmit James Bond, David Arnold thotë  se industria e muzikës është ‘buzë humnerës’

David Arnol, i cili kompozoi muzikën e filmave të James Bond tha se industria e muzikës është afër humnerës.

“Nëse nuk gjejmë ndonjë mënyrë për të pasur një përvojë komunale të muzikës së gjallë, mendoj që do të ndodh një katastrofë”, tha Arnold, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Qeveria ka thënë se ka investuar 1.75 miliard funta në një grant për ngjarje muzikore dhe organizime të tilla.

Arnold tha se shumë muzikantë të cilët fitojnë kryesisht nga koncerte ‘live’, kanë mbetur pa të ardhura për shkak se koncertet janë ndaluar për shkak të pandemisë.

“Po ashtu ai ka thënë se muzika e cila po distribuohet përmes shërbimeve lansuese është e padrejtë”, tha ai.

Shumë muzikantë kanë kritikuar pagesat e ofruara nga kanale si Spotify, Apple Music dhe Tidal, të cilat kërkojnë 0.003 dollarë për lansim, duke u bërë një prej metodave më të popullarizuara për publikun./Insajderi.com